7 ushtrime për një gjoks më të bukur

7 ushtrime për një gjoks më të bukur

Nëse keni arritur në atë pikë sa mendoni që asgjë nuk mund ta bëjë gjoksin tuaj të duket më i bukur, përveç një ndërhyrjeje, mendohuni dy herë. Jepini një muaj kohë vetes e trupit tuaj, provoni këto 7 pozicione joga dhe do të habiteni nga ndryshimet që do të vini re.

1. Pozicioni i trekëndëshit forcon gjoksin dhe shpinën, gjithashtu ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Për të realizuar këtë pozicion mbani këmbët të hapura, të majtën në këndin 90 gradë ndërsa të djathtën 15 gradë. Me dorën e djathtë kapni kyçin e majtë. Zgjasni krahun e djathtë drejt qiellit në një vijë të drejtë me krahun tjetër. Sigurohuni të mbani drejt gjunjët dhe shpinën. Pastaj përsëriteni me krahun tjetër.

2. Poza e luftëtarit mund të jetë shumë e zakonshme, por kjo s’do të thotë që nuk është efektive. Kjo ndihmon edhe në tonifikimin e gjoksit. Për të realizuar këtë pozë, krahët duhet t’i ngrini lart në të njëjtën vijë me shpatullat. Mbani kokën drejt dhe shikoni drejt kyçeve të dorës.

3. Poza e kobrës është fantastike për mushkëritë, muskujt e barkut dhe qëndrimin. Këtu e gjithë pesha shkon tek krahët dhe këmbët, ndërkohë që duhet të mbani pjesën e poshtme të trupit dhe barkun në kontakt me tokën.

4. Poza e përuljes është zgjidhja ideale për dhimbjet e shpinës dhe është e shkëlqyer për shpinën tuaj. Përpiquni të mbani këmbët lart të kapura prej kyçesh për rreth 30 minuta, pastaj lirohuni dhe provoni me anën tjetër.

5. Ky pozicion është për praktikuesit e rregullt të jogës, por nëse mund ta bëni, duhet ta provoni. Është zgjidhje e shkëlqyer për ligamentet dhe muskujt e shpinës e gjoksit. Përmirëson qarkullimin e gjakut dhe procesin e frymëshkëmbimit, pra ia vlen totalisht! Qëndroni në këtë pozicion nga 30 sekonda deri në 2 minuta.

6. Ky qëndrim është ideal për dhimbjet e kokës, por përpos kësaj, është i mrekullueshëm për gjoksin, shpinën dhe qafën, madje redukton dhe lodhjen. Qëndroni kështu për 30 sekonda dhe do ndiheni dhe dukeni më mirë.

7. Poza e devesë është e shkëlqyer për të kuruar dhimbjet e shpinës. Kokën duhet ta ndjeni të rënduar dhe peshën e saj ta çoni drejt tokës. Ëndrroni 30 sekonda në këtë pozicion.

Me këto pozicione është e garantuar që do të dukeni më mirë, do të keni qëndrim më të bukur, gjoks të tonifikuar dhe shpinë më të harkuar, më pak lodhje dhe një qarkullim gjaku fantastik. Prandaj nuk ka asnjë justifikim për të mos i bërë gjatë ditës.